Vrasja e dyfishtë në Tropojë, 31-vjeçarja tenton vetëvrasjen
Megjithëse vrasja është pranuar nga Manjola Dollapaj, bashkëshortja e njërit prej viktimave, Prokuroria dyshon se vrasja mund të ketë ndodhur nga një tjetër person, por që gruaja e ka marrë vetë përsipër krimin.
31-vjeçarja ndodhet në qelitë e paraburgimit në qytetin e Bajram Currit, ku ka tentuar të vetëflijohet, duke mbërthyer bishtin e flokëve rreth fytit të saj.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke e shpëtuar. Hetimet po vazhdojnë dhe vetëm në fund do të mund të përcaktohen qartë rrethanat e vrasjes së dyfishtë. Dy net më parë, mbetën të vdekur shtetasi Eduart Dollapaj, 34-vjeç, dhe Kaçanik Gjuriqi, 27-vjeç. Ky i fundit dyshohet se kishte një lidhje me gruan. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të natës,
kur 34-vjeçari Dollapaj ishte kthyer në shtëpi për të marrë një vegël, pasi punonte në hidrocentralin e Fierzës. Në atë moment, ka gjetur 27-vjeçarin në banesën e tij dhe më pas janë përleshur. Sipas hetimeve paraprake, në këtë moment, gruaja ka marrë armën dhe ka ndërhyrë, duke i qëlluar të dy, duke i lënë të vdekur në vend. /Start/
2012-05-04 15:03