E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën 3 km tel, arrestohen 4 elektricistë

Policia e Tiranës bëri me dije se janë arrestuar shtetasit Roland Brahja, 39 vjeç, Gjin Tali, 42 vjeç, Lulëzim Dosti, 37 vjeç, Azgan Dushaj, 42- vjeç, që të gjithë elektricist pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit. 

Këta shtetas dyshohet se janë autorë të dyshuar për këputjen dhe më pas vjedhjen e një sasie të konsiderueshme teli alumin elektrik 110 kv, vjedhje e ndodhur në Fushë të Zaltës, në Komunën Kashar. Sipas të dhënave, gjatësia e telit të vjedhur ishte rreth 3 kilometër. Pas një kallëzimi të depozituar nga punonjës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, nisi hetimi disa mujor me synim identifikimin e autorëve të këtyre vjedhjeve të përsëritura. 

Dyshohet se këta punonjës, pasi kryenin vjedhjen në bashkëpunim përmes tyre, më pas i shisnin ato për skrap. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi teli alumini prej 250 kg, një automjet tip minibuz në pronësi të KESH. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “vjedhjes në bashkëpunim”. /Start/

                                                                                             2012-05-04 14:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›