E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Francë, votojne Hollande e Sarkozy

TULLE- Socialisti, François Hollande, favorit në zgjedhjet presidenciale, votoi sot në mëngjes për turin e parë të zgjedhjeve në bastionin e tij, Tulle në
Correze, theksoi një gazetar.

"Jam i vëmendshëm, i mobilizuar, por pikë së pari i kujdeshëm, janë francezët që votojnë. Dita që ka nisur do të jetë një moment i gjatë, është një moment i rëndësishëm'', deklaroi ai për gazetarët pasi votoi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Valerie Trierëeiler.

Këtë fundjavë, një sondazh nxori fitues François Hollande me 58 për qind të votave kundër 42 për qind për presidentin, Sarkozy në turin e dytë të zgjedhjeve duke e vendosur kështu në pozicion të fortë në zgjedhje për t'u bërë presidenti i parë i së majtës që prej kohës së François Mitterrand në vitin 1988. 

VOTON PRESIDENTI-KANDIDAT, NICOLAS SARKOZY 
Presidenti-kandidat, Nicolas Sarkozy votoi sot në mesditë në Paris për turin e parë të zgjedhjeve presidenciale i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Carla Bruni-Sarkozy, theksoi një gazetar.
Sarkozy, i veshur me një kostum blu votoi në një lice në ndërtesën shumë luksoze të shekullit XVI.
Pas votimit, presidenti-kandidat, me një pamje të qetë shtrëngoi duart duke ecur nëpër sallë para se të futej në makinën e tij pa dhënë deklaratë për median.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›