Skrapar, shpërthen predha, vdes 42-vjeçari

Një person ka gjetur vdekjen paraditen e sotme në rrethin e Skraparit nga shpërthimi i një predhe.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Kokopencë ku 42-vjeçari Fatos Dyrmishi, babai i tre fëmijëve ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një predhe.
Mësohet se viktima e kishe marrë predhën në repartin e Bigasit për ta shitur atë për skrap por kishte tentuar të shkëpuste djegoren nga predha në momentin kur arma luftarake i ka shpërthyer në duar duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.