E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, ndërpriten kërkimet për 45- vjeçarin e mbytur

Janë ndërprerë kërkimet nga polumbarët për gjetjen e trupit të 45- vjeçarit, babai i gjashtë fëmijëve, i cili u mbyt një ditë më parë në lumin Fan, të Mirditës.
 

Polumbarët kanë kërkuar gjatë tërë ditës së shtunë për trupin e pajetë të Llesh Karricës , por pa asnjë rezultat. Ndërkaq mësohet se ndërprerja e kërkimeve ka ardhur si pasojë e vërshimit të ujit në lumin Fan pas reshjeve të shiut.

Karrica, nga fshati Simon i komunës Kaçinar në Mirditë po kthehej për në shtëpi natën e të premtes dhe teksa po kalonte mbi lumin Fan, e ka marrë me vete rryma e ujit duke i marrë edhe jetën, kjo pasi rruga që lidh fshatin e tij me Rrëshenin është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave nga reshjet e shumta.

Ndërkaq kryetari i komunës Kaçinar, Petrit Bardhi, bën me dije se është kërkuar ndihma e policisë për të gjetur viktimën, por errësira dhe uji po pengojnë kërkimet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›