E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Gjeorgji, Saakashvili pranon publikisht humbjen

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura gjatë të hënës, sipas të cilit partia e tij, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, ka humbur në zgjedhjet parlamentare.

Gjatë daljes së tij për mediat, Saakashvili tha se partia e tij do të kalojë në opozitë dhe se opozita tani ka të drejtë që ta formojë qeverinë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Gjeorgjisë njoftoi sot se me gati një të katërtën e votave të numëruara, koalicioni opozitar “Ëndërra gjeorgjiane”, i udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, është duke udhëhequr si në votimet për listat e partisë, ashtu edhe në votimet e drejtpërdrejta.

Vëzhguesit e OSBE-së thonë se Gjeorgjia ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të zgjedhjeve demokratike, por ende mbetet punë për tu bërë në disa çështje të rëndësishme.

Sipas OSBE-së, pavarësisht një fushate të polarizuar, gjeorgjianët kanë dëshmuar vullnetin e tyre në kutitë e votimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›