E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Evropës kritikon Rusinë

Rusia është kritikuar ashpër, gjatë diskutimeve të sotme të Këshillit të Evropës për situatën politike në këtë vend.
 

Mekanizmi me bazë në Strasburg përmendi problemet e shumta në fushat e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, në diskutimet e raportit të parë për Rusinë që nga viti 2005.
 

Rezoluta, e cila pritet të votohet më vonë gjatë ditës, rekomandon që monitorimi i Moskës duhet të vazhdojë deri në kohën kur të zgjidhen çështje si zgjedhjet e lira dhe demokratike dhe liria e shprehjes.
 

Anëtarët e tre grupeve kryesore politike miratuan raportin, ndërsa dy partitë, e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme, si dhe delegacioni rus, kritikuan propozimin që raporti të kalojë në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›