E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Greqi, KE shpresa për vazhdim të masave

Në përballje me një realitet të ri paszgjedhor në Greqi, ku dy partitë që kanë mbështetur masat e ashpra të kursimit kanë humbur shumicën në Parlamentin grek,
Komisioni Evropian pret që shteti helen të vazhdojë me zbatimin e reformave dhe obligimeve të marra.

“Komisioni pret që qeveria e ardhshme greke të respektojë obligimet në kuadër të programit të ndihmës dhe është i gatshëm të ndihmojë Athinën në këtë drejtim”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pia Ahrenkild-Hansen.

Pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, dy partitë udhëheqëse, të cilat kanë përkrahur masat e kursimit – PASOK-u dhe Demokracia e Re – nuk e kanë më shumicën absolute në parlament.

Greqia varet nga miliarda euro të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të luftuar krizën e saj të borxheve.

Ajo duhet të zbatojë edhe më shumë masa shtrënguese muajin e ardhshëm, nëse do që të marrë më shumë para.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›