E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët botërorë urojnë Presidentin e ri të Francës

Përmes një komunikate të publikuar dje, Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso përshëndeti, François Hollanden për zgjedhjen e tij si President dhe i dha atij urimet më të mira. "Ne kemi qartësisht një objektiv të përbashkët, rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane për gjenerimin e një rritjeje ekonomike afatgjatë'', tha Barroso në urimin e tij.
    
“Downing Street” njoftoi se “Kryeministri konservator britanik, David Cameron, i telefonoi dje në mbrëmje Presidentit të ri francez, socialistit François Hollande, për ta uruar për fitoren”.
     
Të njëjtën gjë raportohet se ka bërë edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel. “Kancelarja Merkel i telefonoi Presidentit të zgjedhur, François Hollande, për ta përshëndetur për fitoren e zgjedhjeve presidenciale dhe e ftoi për vizitë në Berlin”, njoftoi drejtori i fushatës së socialistit, Pierre Moscovici.

Edhe Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Barak Obama, raportohet se e ka ftuar Presidentin e ri francez për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë për një takim dypalësh, para samiteve të G8-s dhe NATO-s.

Në një masazh përshëndetës drejtuar dje në mbrëmje Presidentit të ri, François Hollande, kryeministri italian, Mario Monti, shprehu dëshirën për të bashkëpunuar ngushtë me Francën, veçanërisht në kuadrin evropian.

Hollande po ashtu mori urime nga kryeministrja irlandeze e qendrës, Enda Kenny, Presidenti afrikano-jugor, Jakob Zuma, Presidentja braziliane, Dilma Rousseff, etj./Start/

                                                                                             2012-05-07 13:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›