E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vladimir Putin inaugurohet si President i Rusisë

Putin kështu rikthehet në Presidencë pas një mungese katër vjeçare, kohë gjatë të cilës shërbeu si kryeministër i vendit. Presidenti që po largohet tanimë, Dmitri Medvedev, është shikuar gjerësisht si një aleat i Putinit.

Të dielën, mijëra protestues kundërshtuan inaugurimin e Putinit dhe u përleshën me policinë në Moskë.

Putin bëri betimin si president në Pallatin e madh të Kremlinit, në një holl që një herë e një kohë ishte dhoma e fronit të carëve rusë.

Në një fjalim të shkurtër ai tha se Rusia “po hyn në një fazë të re të zhvillimit kombëtar. Vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për fatet e Rusisë në dekadat e ardhshme”.

Putin tha se Medvedev i kishte dhënë impulse të reja modernizimi, dhe se transformimi i Rusisë duhet të vazhdojë.

Vladimir Putin u zgjodh President i Rusis[ me 64 për qind të votave në muajin mars për një madat gjashtë vjeçar.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-07 13:00
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›