E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, nacionalistët kryesojnë në zgjedhjet legjislative

Sipas rezultateve paraprake të CESID, SNS-ja e Nikoliçit mori 24,7 për qind të votave dhe Partia Demokratike (DS) drejtuar nga Tadiç mori 23,2 për qind të votave.

Në vend të tretë me 16,6 për qind të votave u rëndit Partia Socialiste (SPS) e ministrit aktual të Brendshëm, Ivica Daciç, anëtar i koalicionit qeveritar në ikje.

Ndërkohë, porsa i përket zgjedhjeve Presidenciale, Tadiç dhe Nikoliç do të përballen në balotazh me 20 maj./Start/

                                                                                             2012-05-07 12:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›