E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Hungari/ Rama: Kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me Orbán, përgëzoj përzemërsisht Magyar

Me përfundimin e zgjedhjeve në Hungari, kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në “X” shpreh kënaqësinë e bashkëpunimit me kryeministrin në largim Victor Orban, ndërsa uron fituesin Peter Magyar.

“I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij”, shprehet ndër të tjera Rama.

Reagimi i Ramës në “X”:

“Ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me Kryeministrin Orbán dhe të dëshmoj nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë. I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij.

Njëkohësisht, përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›