E Diel, 1 Nëntor 2026

“ChatGPT, Claude, Gemini…”, Berisha – krerëve të PD: Duhet ti keni të gjithë në celular

Teknologjia po futet shumë edhe në politikë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve të PD-së u ka kërkuar të pranishmëve që të shkarkojnë aplikacionet e Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, Claude dhe Gemini.

“Duhet të shkarkoni të gjitha AI. T’i keni në celular. ChatGPT, Claude dhe Gemini. Kanë një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë. Unë guxoj dhe i them një nga një, të vërtetat për kryetarin e bashkisë, për ministrin, për kryeministrin, i marr nga tjetri se s’mund të mos i di, ju e keni parë. Marr artikuj, publikoj në Facebook, tre vetë e shohin, mirë, tre vetë. Pesë vetë, pesë vetë, po e shohin më shumë, e shtojmë më shumë këtë. Thashë, opozita atje kishte televizionet më të shikuara, por ishte absolute në YouTube dhe në rrjetet sociale. Pra ne kemi një rezervë shumë të madhe”, porositi Berisha të pranishmit në Kolegjin e Kryetarëve të PD-së.

LEXO EDHE: “Dua çdo ditë…”/ Ja “porosia” e Berishës për kryetarët e degëve të PD-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›