Al Qaida në Jemen i kërcënohet SHBA-së
Një zyrtar i lartë i krahut të Al Qaidës në Jemen është kërcënuar me sulme të reja kundër SHBA-së.
Autoritetet në Jemen i kanë shpallur muajin e kaluar luftë Al Qaidës, pasi që dega e kësaj organizate në Jemen mori përsipër përgjegjësinë për sulmin e dështuar kundër një aeroplani amerikan në Detroit, në dhjetor të vitit të kaluar.
“Sot, na keni sulmuar në pragjet e shtëpive tona, prandaj bëhuni gati për sulmet tona në pragjet e shtëpive tuaja. Do ta hedhim në ajër tokën nën këmbët tuaja”, deklaroi Qasim Al Raymi, komandanti i krahut ushtarak të Al Qaidës, porosi kjo e cila u publikua në një faqe të islamistëve në internet.
Jemeni në Janar ka njoftuar për vrasjen e gjashtë udhëheqësve rajonal të militantëve, por Al Qaida më vonë e ka mohuar këtë lajm. Autoritetet në Jemen kishin njoftuar edhe për vrasjen e njeriut numër dy të Al Qaidës në Jemen, Saeed Al shehrit, por ai më vonë u shfaq me një porosi në internet.
Në një porosi të publikuar në fillim të këtij muaji, Shehri, një ish-i burgosur në burgun në bazën amerikane Guantanamo, bëri thirrje për luftë të shenjtë.