E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Izrael,në avanatazh Livni

Izraelitët kanë votuar në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme që u zhvilluan të martën në vendin e Lindjes së Mesme. Pjesëmarrja në votime në Izrael ka qënë më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2006, megjithë motin e keq dhe parashikimet për të kundërtën. Sipas sondazheve, Partia Kadima e Tzipi Livnit ndodhet në avantazh të lehtë (29 vende) ndaj partisë Likud të Benjamin Neteniahut (27), pas përfundimit të zgjedhjeve, të zhvilluara në Izrael. Partia e ekstremit të djathtë ka fituar 15 vende, ndërsa ajo laburiste 13. Ndërsa hodhi votën, udhëheqësi i partisë Likud të opozitës, Benjamin Netanjahu, tha se Partia e tij do të ketë një fitore të mirë. Por rivalja e tij kryesore, udhëheqësja e partisë së qendrës, partisë Kadima, Tzipi Livni, u pa se arriti rezultate më të mira. Livni i bëri thirrje izraelitëve të votonin për shpresën dhe jo frikën. Ndërkohë që do të duhen disa javë negociata deri në formimin e qeverisë së re në Izrael.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›