E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, Haxhinasto: Politika kosovare po tregon pjekuri

Tirane, 12 dhjetor, NOA – Kur mbeten edhe me pak se dy ore nga mbyllja e qendrave te votimit ne Kosove ku 1 milion e 600 mije qytetare kosovare, por dhe serbe po hedhin voten e tyre per kandidatet e rinj te Kuvendit te Kosoves, keto zgjedhje jane vleresuar sot edhe nga ministri i Puneve te Jashtme, Edmon Haxhinasto. I sapokthyer nga nje vizite pune ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ministri i Puneve te Jashtme ne nje konference per shtyp vleresoi ecurine e zgjedhjeve ne shtetin e ri.

Zoti Haxhinasto tha se vleresimet per kete proces nisin qe prej fushates parazgjedhore, per te vijuar edhe gjate dites se sotme ku po mbahen zgjedhjet, te cilat sipas Haxhinastos flasin per nje maturi dhe pjekuri politike.

“Ne fund te fundit, kjo pjekuri eshte nje tregues i maturise politike te vete Kosoves dhe te gjithe politikes atje”, tha Haxhinasto.

Zgjedhesit ne Kosove do te perzgjedhin 122 deputetet e rinj te Kuvendit te Kosoves, te cilet vijne nga 29 subjekte politike ne Kosove.

Rishtas sipas sondazheve me qytetaret pritet qe fituese ne zgjedhjet te jete PDK e kryeministrit Hashim Thaçi, nderkohe qe e dyta pritet te dale LDK, por nuk mbetet pas edhe Levizja Vetevendosja, levizja qe mbron ne politiken e saj idene e Shqiperise se Madhe, pra bashkimin ne nje shtet te vetem te Kosoves me Shqiperine, e cila pritet te marre ne keto zgjedhje mbi 16 perqind te vendeve ne parlamentin e ri, duke u projektuar si nje parti e rendesishme ne Kosove.

mit/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›