E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha thotë se s’del kundër gjykatave, por gënjen

Tirane, 14 dhjetor, NOA – Kryeministri Berisha i cili sa e sa here gjate ketij viti ka treguar “korrektesine” ndaj vendimeve te gjykates, me ish-ushtaraket ka treguar se i shkel me se miri ato.

Kjo ka qene akuza e hedhur nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje tryeze te posaçme te krijuar nga kjo force politike per pensionet e ish-ushtarakeve.

Sipas tij, ushtaraket jane te neperkembur nga shteti, edhe pse shpesh lavderohen prej saj per gjoja arritjet e arritura ne procesin e anetaresimit ne NATO, etj.

“Populli nuk voton i lire dhe nuk vendos dot me voten e tij te lire, pasi qeveria shkel ligjet dhe vendimet e gjykatave qe asaj nuk i pelqejne”, tha ai.

Duke shtuar se faktet dhe pozicionet parimore humbasin vleren e tyre mbi vendimmarrjen, sepse politike-berja e qeverise qe i merr votat edhe kur nuk ia japin, e ngre pushtetin e saj mbi dhunen dhe fyerjen e kategorive nga me te ndryshmet, siç eshte ajo e pensioneve te ushtarakeve.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›