Zgjedhjet në Kosovë, përfundon afati i dorëzimit të listave në KQZ
Ka përfunduar afati i dorëzimit në Komisionin Qendror Zgjedhor të listave të kandidatë për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë, të parat pas shpalljes së pavarësisë.
Shumica e partive sot po dorëzojnë listat dhe po i bëjnë të njohura për publikun, por ende nuk dihen kandidatët e të gjitha subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje.
Pas një konsulte që zhvilloi dje presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu me përfaqësuesit e partive politike, u bë e ditur se fushata zgjedhore do të zgjasë një muaj, sipas ligjit, pasi nuk u arrit konsensusi për shkurtimin e kohës së fushatës në tre javë.