E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Kosovë

Shumë komente dhe intervista nga ana e opozitës shkojnë në drejtim të mbajtjes së dy parë zgjedhjeve, në atë të nivelit lokal dhe nacional, ashtu siç e përmban Pakoja e Ahtisarit. Këtu kompromis nuk ka sipas opozitës, sepse është shumë e qartë se në këtë pako zgjedhjet mendohen të mbahen pas 9 muajve pas aprovimit apo hyrjes në fuqi të këtij dokumenti. Të përkujtojmë tani ka hyrë në fuqi nga qershori 2008 edhe Kushtetuta e Kosovës, pra Kosova tani ka të gjitha atributet e shtetit dhe me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës vetvetiu juridikisht nënkupton një gjendje të re të krijuar, sepse tani kemi dhe do të kemi kompletim të plotë të institucioneve shtetërore dhe duke shkuar në këtë drejtim mund të bëhet interpretimi se këtë e kërkon edhe Kushtetuta.

Zgjedhjet e fundit janë mbajtur me Rregullore të UNMIK-ut 20001/9 që është quajtur nga UNMIK-u Rregullore mbi Kornizën Kushtetuese të Kosovës, andaj tani janë krijuar rrethana krejtësisht tjera formalo-juridike dhe për t’i dhënë frymë të re institucionale shtetit që po e shohim për çdo ditë, po plotësohet me organe të reja duhet plotësuar kërkesën e dokumentit të Ahtisarit, i cili dokument nuk mundet në mënyrë selektive të implementohet. Në atë kohë kur janë mbajtur zgjedhjet partitë aktuale në pushtet por edhe opozita e dikurshme dhe Grupi i Unitetit e kanë ditur se me rastin e fillimit të implementimit të pakos duhet patjetër pas 9 muajve të ketë zgjedhje sërish, por megjithatë patën insistuar me çdo kusht për të mbajtur zgjedhje edhe pse ishin në dijeni për këtë, e Kosova në atë kohë gjendej në prag të shpalljes së pavarësisë, në atë kohë pa ndonjë ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar ka pas pajtueshmëri të mbaheshin zgjedhjet në nivelin lokal, por në nivelin nacional duhej pritur kjo kishte logjik dhe kishte kuptim më të madh dhe arsyeshmëri juridiko-politike mirëpo opozita e atëhershëm, PDK, ORA, insistonin me çdo kusht në mbajtjen e zgjedhjeve në nivelin nacional që vërtet i skadonte mandati në nëntor 2007, ku ata gjenin alibi të fuqishme për mbajtjen e tyre, ndërsa të përkujtojmë se në nivelin lokal pikërisht për këtë arsye, pra që Kosova do ta shpallte pavarësinë i kanë shtyrë edhe një mandat prej dy vjetësh më herët para vitit 2007.

Tani kemi ardhur në situatë të flasim dhe të nxjerrim vendime tjera politike sipas pakos “Ahtisarit”, andaj më së miri do të ishte që pozita aktuale politike të pajtohet me realitetin e ri të krijuar pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës se kjo edhe kërkon nëse i bëhet interpretim qëllimor -normativ i nxjerrjes së kësaj Kushtetute. Ka ide nga pozita aktuale se duhet të ketë vendim politik për mbajtjen e zgjedhjeve ai vendim gjendet në pakon e Ahtisarit, e cila duhet zbatuar. Ishte e çuditshme një deklaratë e dhënë nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe interpretimi i panevojshëm, ku zgjedhjet parashihen sipas Kushtetutës çdo katër vjet dhënë zërit dhe kishte shkel Ligjin Zgjedhor dhe Kushtetutën duke interpretuar Kushtetutën për të cilën nuk ka kompetencë nga KQZ, sepse ai është i paanshëm, neutral dhe apolitik sipas Kushtetutës që e definon si organ profesional që organizon zgjedhjet në Kosovë, për të tjerat vendosin institucionet më të larta të vendit politika, por jo KQZ.

Deklarime të tilla në të ardhmen nuk duhet përsëritur sepse do të humb kredibiliteti kushtetues i këtij organi dhe do të politizohet. Komisioni Qendror Zgjedhor është neutral dhe profesional në organizimin e zgjedhjeve. Kur është fjala të interpretimi i Kushtetutës atë e ka bërë dikur Gjykata Supreme një kolegj i veçantë brenda kësaj gjykate dhe tash sipas Kushtetutës që ka hy në fuqi nga qershori 2008 e bënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, por normal veç prej ditës kur ka hy në fuqi. Rregullorja e nxjerrë në prag të zgjedhjeve se zgjedhjet kanë validitet katërvjeçar në vitin 2007 ishte një nga dështimet e perceptimit të drejt dhe interpretimeve të situatave të reja që do të krijohen pas shpalljes së pavarësisë nga Grupi i Unitetit. Tash Kosova është shtet i pavarur për ta bërë atë funksional duhet ndërtohet me institucionet e reja që i kërkon Kushtetuta e re e Kosovës dhe realizmin e zgjedhjeve që obligon Dokumenti i Ahtisarit.

Normal se pas zgjedhjeve do te ketë personalitete të reja politike institucionale të dal me zgjedhjet e reja në vitin 2009 në të dy nivelet që do të mbahen sipas Kushtetutës së shtetit të Kosovës dhe do te ketë serish emërime të reja ministrave nga kryeministri i ri emërime të diplomatëve të rinj që janë normal politikisht të emëruar nga partitë në pushtet. Po ta analizojmë aktualisht jemi në stadin e përkohshëm të ndërtimit të shtetit në mes pritjes së afatit të planit të Ahtisarit, ideve dhe plotësimit të institucioneve të reja që i kërkon Kushtetuta. Interesant pozita aktuale mundohet që të fitojë sa më shumë përkrahës “jashtë ligjit” për të shtyrë zgjedhjet, duke emëruar ambasador edhe gazetar nga mediat publike, personalitete të cilët nuk janë figura të rryera as politike e as profesionale dhe duke kërkuar normal përkrahje prej mediave të shkruara që shumica janë partiake po të njëjtën gjë që të mos përmendin zgjedhjet në nivelin e lartë kjo është një “lojë” e sinqertë duhet të dallohet profesionalizmi i cili nuk ka nevojë të jetë 90% nën ndikimin e politikes aktuale. Nganjëherë kemi dilema a ka najsen të pavarur nga politika apo krejt ten e është politik. Si duket për momentin jemi shteti më i politizuar për gjithçka vendos politika, por jo edhe profesionalizmi.

*Kryetar i Institutit të Kosovës për Politika Zhvillimore

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›