Abuzimet në Kashar, gjykata pranon gjykimin e shkurtuar
Pranohet kërkesa për aplikim të gjykimit të shkurtuar për 7 nga 10 të pandehurit e dosjes së abuzimit me pronat në Komunën Kashar, u shpëtojnë dënimeve të rënda duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit. Togat e zeza pranuan kërkesën për aplikimin e gjykimit të shkurtuar për shtetasit Alfred Sulaj, Faik Fejzaj, Islam Shera, Bardhyl Kamberi, Xhevahir Hyka, Ismail Sula e Shefqet Alikaj, ndërkohë që është veçuar gjykimi dhe do të hidhet sërish në short për të pandehurit Naim Karaj, Ruhi Valiasi e Ismail Bakalli. Më pas, prokurori i çështjes, Armand Gurakuqi, ka vijuar leximin e kërkesës për gjykim, rreshtimin e fakteve e provave që disponon akuza, hetimin për punën 7-vjeçare të komunës, si dhe listimin e emrave të personave që kishin iniciuar hapjen e hetimeve një vit e gjysmë më parë, këta të fundit si dëshmitarë kyç të hetimit. Mes emrave të denoncuesve ishte dhe ai i Gani Kamberit, personit që u gjet i vdekur vetëm dy javë pas denoncimit dhe konflikteve të shpeshta me personat e arrestuar, tashmë nën gjykim.
Abuzimet
Abuzimet me tokat në këtë zonë kanë kaluar në emër të 16 pronarëve, të cilët ose kanë qenë vetë të pandehurit ose të afërm të tyre. Sipas hetimeve të kryera nga ana e prokurorisë, të pandehurit kanë falsifikuar dokumentet e provave, të cilat i kanë shitur disa herë. Pas sekuestrimit të dokumenteve në kadastër dhe verifikimeve të tyre, prokuroria ka arritur në përfundim se pronarët e emëruar kanë qenë edhe vetë të pandehurit. Kështu ka rezultuar se i pandehuri Alfred Sulaj, i cili ishte me detyrë kryetar komune në Kashar deri në momentin e arrestimit të tij ka falsifikuar 13 dokumente pronash. Katër prej të cilave kanë kaluar me pronar Xhevahir Hykën, i cili në sajë të falsifikimeve të kryera nga ana e Sulës ka përfituar 18.692 metër katrorë sipërfaqe toke. Nga ana tjetër, sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, Sula ka kaluar në emër të Ismail Sulës, 2.500 metër katrorë sipërfaqe toke, 6.300 metër katrorë në emër të Jakup Sulës, 15.120 metër katrorë në emër të Çelnike Gjonaj, 5000 m2 në emër të Bajram Muçës, 3300 m2 në emër të Petrit Kurtit, 6600 m2 në emër të Petrit Bakallit, 1500 m2 në emër të Fatmir Shirës, 1000 m2 në emër të Lazem Peposhit, si dhe 3000 m2 në emër të Kujtim Gjanajt. Por këta pronarë tokash posedojnë edhe prona të tjera në këtë zonë, të cilat janë kryer në sajë të falsifikimeve të kryera nga ana e të pandehurve të tjerë. Kështu, sipas hetimeve të kryera nga ana e prokurorisë, ka rezultuar se Xhevahir Hyka, i cili është edhe një nga të pandehurit, është pronar i 5.000 m2 pronë me dokumente false, e kryer nga ana e të pandehurit Bardhyl Kamberi, 13.692 m2 sipërfaqe toke me dokumente të falsifikuara nga ana e të pandehurit Faik Fejzo. 9200 m2 tokë gjithashtu ndodhet në emër të pandehurit Xhevahir Hyka e falsifikuar nga ana e të pandehurit Islam Shera, 13.662 m2 tokë me dokumente të falsifikuara nga ana e Shefqet Alikajt. Ndërkohë që një sipërfaqe toke prej 27.862 m2 është kaluar në emër të tij si pronar nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara nga vetë Xhevahir Hyka. Pronarë të tokave nëpërmjet falsifikimeve të dokumenteve janë bërë edhe persona të tjerë. Lazam Peposhi, sipas hetimeve të kryera nga ana e prokurorisë, rezulton të jetë pronar i 1000 m2 tokë, e cila ka kaluar në emër të tij nga falsifikimet e kryer nga ana e të pandehurit Shefqet Alikaj, si dhe 1000 m2 të tjera këto të kaluara nga ana e të pandehurit Islam Sherra. Hetimet në lidhje me të pandehurit kanë ardhur pas një raporti të bërë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Më pas kanë qenë edhe vetë denoncimet e kryera nga vetë banorët e Kasharit që ka çuar në fundosjen e të pandehurve. 10 të pandehurit ranë në pranga në sajë të operacionit të koduar “Kashari 2”, i cili u zhvillua më 1 dhjetor të vitit të kaluar. Të pandehurit akuzohen për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve”, “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “pastrimit të produkteve të veprës penale”, “mashtrimit me pasoja të rëndë”.
Pronat e përfituara në sajë të falsifikimeve
Xhevahir Hyka është pronar i 102.418 m2 tokë
Islam Sula, 10.000 m2
Jakup Sula, 18.900 m2
Çelnike Gjona, 60.480 m2