Zgjedhjet në KosovëKrasniqi: U lënduademokracia
PRISHTINE- Presidenti i Republikës së Kosovës në detyrë, Jakup Krasniqi deklaroi se do të kishte dëshirë që zgjedhjet e 12 dhjetorit të shkonin ashtu siç duhet, ndërkaq kërkoi nga institucionet që kur t’i certifikojnë zgjedhjet të mos lënë asnjë dyshim rreth rezultateve.
Në konferencën e fundvitit me gazetarë, Krasniqi theksoi se i vjen keq që demokracia në Kosovë gjatë këtyre zgjedhjeve është lënduar. Duke folur për krijimin e qeverisë së re, presidenti në detyrë tha se duhet pritur certifikimin e zgjedhjeve për krijimin e qeverisë, të cilës do t’i prijë Partia Demokratike e Kosovës.
Ndërkaq, në pyetjen e gazetarëve se çfarë pozite do të ketë pas formimit të qeverisë së re, Krasniqi tha se do ta pranojë secilën pozitë që do t’ia ofrojë PDK-ja, e që tha se do ta kryejë me nderë dhe përkushtim.
(m.a/News24/BalkanWeb)