Shkodër, pranga 39-vjeçarit për plagosje të rëndë

Në pranga ra Nesti Shelna, pasi gjatë mbrëmjes së të shtunës, jashtë një lokali privat në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës ka qëlluar me thikë shtetasin, N.K, 47-vjeç, lindur në komunën Pult të Dukagjinit.
Kapja e autorit të krimit u bë e mundur falë një operacioni të shpejtë dhe të mirëorganizuar nga shërbimet policore, të cilët u vunë në ndjekje të 39 vjeçarit, menjëherë pasi bënë të mundur identifikimin e tij.
Sa më sipër u kryen veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Nesti Shelna, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale te “Vrasjes me dashje e mbetur në tentative dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”. /Start/
2011-12-05 08:47