Bashkohen Toshiba, Sony dhe Hitachi
TOKIO- Bashkohen tre emra të njohur të teknologjisë japoneze. Toshiba, Hitachi, Sony dhe Innovation Netëork Corporation of Japan (INCJ) kanë bërë të ditur se kanë bashkuar bizneset e tyre me monitorë të madhësive të mesme dhe të vogla në një kompani të re të quajtur “Japan Display”.
Marrëveshja është duke u përgatitur qysh prej muajit gusht, dhe ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë në tregu e monitorëve, duke zvogëluar në të njëjtën kohë shpenzimet për prodhimin e tyre.
Japan Display do të investojnë fillimisht 2,5 miliardë dollarë kapital dhe do të ketë 70 për qind të aksioneve. Hitachi, Sony dhe Toshiba do të kenë pjesën tjetër.
Japan Display do të fillojë punën në pranverë, ndërsa tashmë ka bërë të ditur se planifikon të blejë stabilimentet e Panasonic për prodhimin e LCD-ve të vogla dhe të mesme në qytetin japonez Mobari.
(ma.ar/BalkanWeb)