Zgjedhjet në LSI, Meta kandidat zyrtar për kreun e kësaj partie

Zgjedhjet strukturore të brendshme të LSI tashmë kanë një kandidat zyrtar për kreun e kësaj partie, i miratuar dhe vlerësuar nga Komiteti Organizator i Zgjedhjeve të LSI. Në një deklaratë për shtyp, zëvendës/kryetari i LSI, Petrit Vasili tha se Ilir Meta është i vetmi kandidat zyrtar deri më tani, pretendent për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, ndërsa theksoi se regjistrimi do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 20 shtator, për çdo anëtar të LSI-së që do të bëhet pjesë e kësaj gare.
Vasili ndër të tjera ka vlerësuar dhe ecurinë e forumeve të LSI lidhur me mbajtjen e aktiviteteve të ndryshme në vend, ku sipas tij janë realizuar terësisht objektivat e kësaj partie dhe në jo pak raste dhe me tejkalim të tyre.
Sa i përket delegatëve pjesëmarrës në Konventën e tetorit të LSI-së, Vasili theksoi se, 572 vijnë si të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa 936 delegatë të tjerë zgjidhen në përputhje me shpërndarjen organizative të LSI-së në të gjithë Shqipërinë. Kriter i rëndësishëm tha ai, do të jetë edhe rezultati i realizuar në zgjedhje.
Sipas Vasilit, 30% e delegatëve do të jenë përfaqësues të Lëvizjes Rinore për Integrim, dhe 30% përfaqësues të Lëvizjes së Grua për Integrim.