E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Mal të Zi pa fitues të qartë

Të dy kandidatët në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi kanë shpallur fitoren në zgjedhjet e së djelës.

Presidenti aktual, Fillip Vujanoviç, ka thënë se rezultatet e partisë së tij i japin atij 51 për qind të votave, ndërsa rivalit të tij, Miodrag Llekiç, 48.7 për qind.

Nga ana tjetër, Fronti Demokratik i Llekiçit ka thënë se kandidati i tyre është fitues.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi janë mbajtur të dielën. Komisioni Qendror Zgjedhor pritet të dalë sot me rezultatet zyrtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›