Zgjedhjet në PD, proces emancipues për politikën shqiptare
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli
“Së pari dua të falenderoj çdo anëtar dhe çdo anëtare të Partisë Demokratike, ato kanë bërë të mundur në moment të vështira në Partinë Demokratike që të realizojnë një proces emancipues për politikën shqiptare. Absolutisht jam e impresionuar, e inspiruar, e frymëzuar nga çdo anëtar apo anëtare e Partisë Demokratike për shpirtin e tyre të madh, të thellë demokratik. E vërteta është se Sali Berisha edhe pasi ka dhënë dorëheqjen ka vendosur një standard edhe më të lartë në politikën shqiptare dhe pjesëmarrja e anëtarësisë në të gjitha takimet e kandidatëve është shprehje e një civilizimi, e një shpirti të thellë demokratik që do t’i japë leksione edhe kundërshtarit politik që ka përdorur paranë, forcën dhe krimin për të marrë pushtetin”.