E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kujton masakrën e Srebrenicës: Gjenocidi më i egër i PasLuftës së Ddytë Botërore, por xhelatët janë ende të lirë

Shefi i ekzekutivit e ka konsideruar ngjarjen e 15 viteve më parë si më mizoren, ndërsa ka dënuar faktin se autorët e vërtetë të masakrës janë ende të lirë

Kreu i Qeverisë shqiptare ka deklaruar dje me rastin e 15 vjetorit të masakrës masive të Srebrenicës se shpirtrat e fëmijëve, grave, të rinjve, të moshuarve, viktima të Srebrenicës, kërkojnë nga njerëzit e lirë, qeveritë e tyre, OKB-ja, drejtësi.
Sipas kryeministri shqiptar, viktimat do të prehen të qetë vetëm atëherë kur vrasësit e tyre të marrin dënimin e merituar.
“Ata do të mund të prehen të qetë, vetëm atëherë kur xhelatët e tyre do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë. Sot është 15 vjetori i barbarisë më të pa parë, gjenocidit më të egër, më mizor, të pasluftës së dytë botërore, masakrës masive të Srebrenicës, në të cilën mbi 8 mijë civilë, burra, gra, fëmijë, të vendosur nën mbrojtjen e trupave të OKB, u ekzekutuan dhe shfarosën nga falangat e Millosheviçit e Mlladiçit, vetëm e vetëm për përkatësinë e tyre etnike dhe besimin e tyre fetar”- shpreh në mesazhin e tij, kryeministri Berisha.
Sipas shefit të qeverisë, në këtë përvjetor zije, dhimbja, përgjegjësia, por edhe lëndimi i ndërgjegjes së njerëzimit, për këto mijëra e mijëra jetë të pafajshme, të rrëmbyera mizorisht, janë më të mëdha se 15 vjet më parë.
“Kjo sepse ende, autori kryesor, kryexhelati i këtij gjenocidi, Radko Mlladiç dhe shumica e xhelatëve të saj, gjenden të lirë. Shpirtrat e fëmijëve, grave, të rinjve, të moshuarve, viktima të Srebrenicës, kërkojnë nga njerëzit e lirë, qeveritë e tyre, OKB-ja, drejtësi. Ata do të mund të prehen të qetë, vetëm atëherë kur xhelatët e tyre do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë”- deklaron më tej në mesazhin e tij kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›