E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pritje te Bosnjes Blanc Synojme vetem fitore

Fitorja 3-0 me Shqipërinë e con Francën një hap larg kualifikimit në Euro-2012, ndërsa të paktën ka siguruar një vend në play-off me 20 pikët në Grupin D, në 9 ndeshjet e luajtura, një pikë përpara Bosnjes, me të cilët duhet të luajnë gjithcka të martën në Stade de France. 
Ashtu sikurse e kishte parashikuar, tekniku i Les Bleus, Laurent Blanc, suksesi ndaj kuqezinjve nuk është diskutuar, ndërsa kualifikimi varet nga përballja direkte me Bosnjen.

“U duk qartë në këtë ndeshje se kemi një kontroll të mirë të lojës, disa nga lojtarët janë teknikisht gati, por me pak eksperiencë dhe kjo u pa në disa aksione. Nëse fitojmë eksperiencë atëherë do të shprehemi më mirë në sulm, edhe pse fituam 3-0"- vlerësoi Blanc në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Një barazim do të ishte shumë i mjaftueshëm për France të ruajë pikën e avantazhit ndaj boshnjakëve, por tekniku francez ka pohuar se do të futet në fushë për të fituar.

"Strategjia jonë do të jetë gjithnjë të fitojmë ndeshjet. Pastaj varet nga ecuria e ndeshjes, nëse kemi probleme, do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Por nuk synojmë barazimin, sepse kjo do të ishte mënyra më e mirë për ta humbur”, përfundoi tekniku.

Edhe pa Karim Benzema, Franck Ribery, Bacary Sagna dhe Eric Abidal të dëmtuar, Franca e dominoi ndeshjen, por të martën Blanc duhet të bëjë llogaritë edhe pa Patrice Evra dhe Yohan Cabaye, të zëvendësuar në fillimin e pjesës së dytë.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›