E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA dhe reagimet në Shqipëri

Election breackfast me John L. Withers
Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, John L. Withers deklaroi sot në Tiranë, se "rezutatet e zgjedhjeve që janë mbajtur mbrëmë në SHBA, të cilat kanë shpallur si President të zgjedhur, Barak Obamën, kanë ndryshuar kursin e historisë. Election Night 2008” titullohej aktiviteti i Ambasadës së SHBA-se në Tiranë dhe Dhomës Amerikane të Tregëtisë që u zhvillua në hotel Rogner, gjatë natës deri paraditen e ditës së sotme, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 4 nëntorit. Me këtë rast, ambasadori Withers zgjodhi t'i drejtohej medias dhe të pranishmëve në këtë aktivitet, jo si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, por si një qytetar amerikan dhe si një votues amerikan. "Sot është një ditë shumë e veçantë për Amerikën dhe çdo amerikan", tha ambasadori Withers. Sipas tij "shumë dekada më parë, Martin Luter Kingu shprehu shpresën për një ëndërr për SHBA-në, e cila mbërtheu vëmendjen e shumë amerikanëve nga çdo fushë e jetës dhe shtresës së shoqërisë. Martin Luter Kingu tha që unë ëndërroj për një ditë ku njerëzit në SHBA nuk do ta gjykojnë njeri-tjetrin përmes ngjyrës së lëkurës, por përmes përmbajtjes dhe esencës së karakterit të tyre. Dhe sot miliona amerikanë kanë zgjedhur të shohin përmbushjen e asaj ëndrre", tha zoti Ëithers. Në këtë drejtim, ai vuri në dukje se "amerikanët kishin para tyre dy kandidatët më të mirë që mund të prodhonte Amerika, senatorin John Mekein, dhe të zgjedhurin tashmë President të SHBA-së, Barak Obama. Senatori John Mekein është një nga amerikanët më të shquar të brezit tonë, një njeri me një karakter dhe integritet të tillë, që kur pati mundësinë të lirohej nga burgu në të cilin mbahej në Vietnam, ai zgjodhi të mos lirohej por të vazhdonte të vuante së bashku me bashkatdhetarët e tij të burgosur", tha zoti Withers. Ndërsa senatorin Barak Obama, tashmë Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Ambasadori Ëithers e cilësoi si një afroamerikan që pati guximin të shpresonte. ‘Zgjedhja u bë mes këtyre dy amerikanëve të shquar mbështetur në çështje, ide dhe në projektet e qeverisjes së tyre, dhe zgjedhja u bë mbi bazën e përzgjedhjeve të këtyre çështjeve, pa treguar asnjë lloj mospërfillje apo mungese respekti ndaj kandidatit tjetër", tha ambasadori Withers.

Presidenti Bamir Topi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh urimi Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama për fitimin e garës presidenciale.

“I nderuar Zoti President i zgjedhur,
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj urimet më të përzemërta dhe më miqësore me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e lartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Dëshiroj të shpreh besimin se miqësia, partneriteti dhe niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve midis dy vendeve tona do të vazhdojë të konsolidohet e të zhvillohet më tej në interes të aspiratave të dy popujve tanë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për demokraci, liri, paqe dhe zhvillim.
Gjej mundësinë, Zoti President i zgjedhur, të shpreh edhe një herë mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që vendi Juaj i madh i ka dhënë popullit shqiptar në përpjekjet e tij për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike dhe për të marrë përsipër angazhimet e rëndësishme në përballjen e sfidave rajonale dhe globale përkrah popullit mik amerikan.
Populli shqiptar është i vendosur të vazhdojë rrugën e tij për krijimin e një shoqërie të vlerave të demokracisë e të lirisë, për ndërtimin e shtetit të së drejtës e të institucioneve të pavarura, për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve, për thellimin e reformave në fushën e drejtësisë dhe për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar.
Duke Ju uruar edhe një herë suksese në misionin Tuaj të rëndësishëm, duke Ju dërguar përshëndetjet më të ngrohta për Ju dhe popullin amerikan, pranoni, i nderuar Zoti President i zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Kryeministri Sali Berisha
Sot, bota është ndryshe, sepse ndryshe janë vendi lider i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ky ndryshim vjen jo vetëm për ndryshimin e pushtetit. Qytetarët e Shteteve të Bashkuara, pas një fushate 21 mujore, votuan kandidatin që i dhuroi këtij vendi të madh fushatën më të bukur dhe më shpresë ndjellëse në tërë historinë e Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara dhe bota me këtë votë shënojnë një triumf të madh. Kurrë në histori, ky vend dhe bota e lirë nuk ka qenë më e drejtë se sot. Kombi i lirisë zgjedh për president një personalitet që i përket pakicës me origjinë afroamerikane në këtë vend të madh, por që ka derdhur lumenj djerse për ndërtimin dhe lirinë e tij dhe të botës.
Presidenti i zgjedhur Barack Obama shënoi fitoren më të thellë në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe zgjedhja e tij e ka bërë këtë vend të madh më të bashkuar se kurrë. Zgjedhja e Presidentit Obama është realizimi dhe shndërrimi më madhor në realitet i ëndrrës amerikane. Kjo dëshmon se në këtë vend mundësia, shansi për t’u bërë president nuk përcaktohet nga prejardhja, raca, ngjyra dhe faktorë të tjerë, por përcaktohet nga parimet që mbron, mesazhet që jep, fuqinë, forcën për të pushtuar mendjen dhe zemrën e qytetarëve amerikanë, qofshin ato anglosaksonë me origjinë, afroamerikanë, hispanikë, aziatikë apo të çdo prejardhjeje.
Kjo është një ditë e madhe për Shtetet e Bashkuara dhe njerëzimin, sepse në 45 vjetorin e lëvizjes për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara, të udhëhequra nga Martin Luther King, i cili u martirizua për shkak të kësaj lëvizjeje, kombi i madh amerikan shndërron në realitet ëndrrën e kësaj lëvizjeje, shndërron në realitet gjithashtu, ëndrrën e Presidentit Kenedi, i cili pati deklaruar se nuk do të jetë e largët dita kur presidenti i Shteteve të Bashkuara do t’i përkasë afroamerikanëve. Të dy këta burra të mëdhenj, ndoshta, paguan më shtrenjtë se kushdo tjetër vizionin, kurajën dhe guximin e tyre të jashtëzakonshëm, por votimi i djeshëm nga zgjedhësit amerikanë i të të gjitha racave, ngjyrave, moshave, gjinisë, gjendjes ekonomike dhe nivelit arsimor, në një unitet të paparë ndonjëherë, është nderimi më i madh që u bëhet atyre dhe idealeve më të larta njerëzore, është përgjigja më e merituar ndaj racizmit dhe diskriminimit racial, nga të cilat ka vuajtur kaq shumë njerëzimi.
Tre vjet më parë, kjo qeveri i ka shpallur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si përparësinë më madhore dhe në tre vjet ka realizuar marrëdhëniet më të shkëlqyera dhe më të forta në historinë e dy vendeve. Vizita e parë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, mikut të madh të kombit shqiptar, Presidentit George Ë. Bush, më 10 qershor 2007, ratifikimi me konsensus të plotë nga senati amerikan i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe firmosja më 24 tetor nga Presidenti George Bush përbëjnë arritjet më madhore në historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy kombeve e vendeve tona mike.
Unë jam i bindur se tek Presidenti Obama, Zëvendëspresidenti Joe Biden dhe administrata e re shqiptarët do të kenë miqtë më të shquar dhe se bashkëpunimi i shkëlqyer miqësor midis dy vendeve do të njohë dimensione të reja edhe më të mëdha. Në emër të qeverisë, uroj Presidentin e zgjedhur Barack Obama për fitoren e tij të shkëlqyer, fitoren e tij historike në Shtetet e Bashkuara, me të cilën ai nderoi jo vetëm kombin e madh amerikan, por mbarë njerëzimin. I takonte vendit më të madh të lirisë të udhëheqë liritë dhe emancimin shoqëror të botës. Faktikisht, kjo është prova më e shkëlqyer e kësaj udhëheqjeje.

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i dërgoi sot një mesazh urimi Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së , Barack Obama, me rastin e fitores së tij në zgjedhjet e 4 nëntorit, ku ndër të tjera i shkruan:
Sot është një ditë historike për popullin amerikan. Amerikanët bënë zgjedhjen e tyre, për liderin që i besojnë. Duke votuar Barack Obamën, amerikanët bënë botën mbarë të ndjejnë dhe të kuptojnë përjetësimin e mesazhit të të madhit Martin Luther King : “ Unë kam një ëndërr!”.
Ky është mesazhi nga kombi lider që beson dhe punon për vlerat reale e universale të lirisë e demokracisë, vlera promotore për gjithë njerëzimin, sot më shumë se kurrë, në këtë kohë të globalizmit.
“Yes. Ëe can! Po ne mundemi!”, Zoti President. Ky është besimi
që Ju keni përcjellë te çdo qytetar i vendit Tuaj të madh, por edhe te çdo qytetar i kësaj bote. Ky është një mesazh, që ne shqiptarët e kemi përpirë, e kemi bërë tonin, e kemi besuar për vendin tonë, për angazhimin tone, për premtimin tonë. Ju keni inspiruar mbarë kombet. “Po ne mundemi!”.
Unë kam bindjen e plotë se në drejtimin Tuaj, SHBA do të vazhdojnë në rrugën e miqësisë dhe të bashkëpunimit të shkëlqyer, rrugë që e hapi Presidenti Ëillson dhe e vijuan të gjithë pasuesit e tij, të cilët gëzojnë përjetë mirënjohjen më të thellë të kombit shqiptar.
Unë dua t’Ju siguroj se të gjithë shqiptarët mbeten të bindur, se do të vazhdojnë të gjejnë tek SHBA, mbështetësit më të vendosur të Shqipërisë në proceset integruese.
Urimet më të sinqerta për Ju, Zoti President, dhe përmbushjen e misionit Tuaj.

Kryetari i PS-së Edi Rama
Është e fitorja e një gjenerate të re, është fitorja e shpresës dhe e ëndrrës sikundër ishte dhe lajtmotivi i një fushate të ndërtuar mbi bindjen se shpresa duhet të triumfojë mbi frikën dhe ëndrra e të ardhmes mbi zhgjëndrën e së kaluarës, e cila dominonte të tashmen. Është shembulli më spektakolar i politikës së re dhe i kapërcimit të kufijve mes të majtës dhe të djathtës, i një politike të qytetarëve, i alternative të politikës së politikanëve. Unë jam besim plotë se sot bota është gdhirë me një frymëmarrje të re,
Është e fitorja e një gjenerate të re, është fitorja e shpresës dhe e ëndrrës sikundër ishte dhe lajtmotivi i një fushate të ndërtuar mbi bindjen se shpresa duhet të triumfojë mbi frikën dhe ëndrra e të ardhmes mbi zhgjëndrën e së kaluarës, e cila dominonte të tashmen. Është shembulli më spektakolar i politikës së re dhe i kapërcimit të kufijve mes të majtës dhe të djathtës, i një politike të qytetarëve, i alternative të politikës së politikanëve. Unë jam besim plotë se sot bota është gdhirë me një frymëmarrje të re, një frymëmarrje të cilën e ndien pa asnjë dyshim edhe Shqipëria, e ndiejnë qytetaret e qytetarët shqiptarë.
Le të themi që në këtë aspekt nuk ka ndryshuar asgjë, sepse marrdhëniet e Shqipërisë me SHBA janë të shkëlqyera dhe të pavarura nga personaliteti i presidentëve amerikanë apo përkatësia e tyre partiake. Por, në anën tjetër, dua të nënvizoj se zgjedhja e popullit amerikan është një zgjedhje e qartë mes të ardhmes dhe së shkuarës. Është një zgjedhje e qartë për një politikë të re, e cila thyen tabu, kapërcen kufij, zmbraps paragjykime dhe vendos një horizont të ri jo vetëm për SHBA, por për botën. Jam i bindur se fryma e re që sjell Barak O’bama, do të injektojë pa asnjë dyshim një energji të re edhe në shoqërinë tonë, dhe do të ndikojë pa asnjë dyshim edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›