E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Barak Obama është zgjedhur si presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së. Ndërsa Obama kapërceu kufirin e fitores, pati shenja gëzimi në një park në Çikago ku janë mbledhur dhjetëra mijëra vetë. "Në çdo nivel Amerika do të ndryshoje si rezultat- impakti do të jetë kaq i thellë saqë kombi asnjëherë nuk do të jetë më i njëjtë." Amerikanët kanë bërë dy deklarata thelbësore për veten se ata janë të pakënaqur me status-quo-në; dhe se ata po i mbyllin derën të shkuarës raciste. Në fjalimin e fitores, Obama tha "Nëse ka njeri që ende dyshon se Amerika është vend ku çdo gjë është e mundur, që ende vret mendjen nëse ëndrra e themeluesve tanë është gjallë në epokën tonë, që ende vë në pyetje fuqinë e demokracisë sonë, sonte keni përgjigjen." Obama tha se vendi përballej me disa nga sfidat më të mëdha në qindra vite: "Ne e dimë se sfidat që do të sjellë e nesërmja janë më të mëdhatë në jetën tonë - dy luftra, një planet në rrezik, kriza më e rëndë financiare në shekull. Edhe kur qëndrojmë këtu sot, ne e dimë se ka amerikanë të guximshëm që po zgjohen në shkretëtirat në Irak dhe malet në Afganistan duke rrezikuar jetën." Fitorja e tij përballë republikanit John Mçain erdhi si rezultat i përkrahjes nga të rinjtë, afrikano-amerikanët dhe gratë. Duke pranuar humbjen, zoti Mçain tha se ai admiroi fushatën e zotit Obama. Obama mori shtetet kyçe të Pennsylvania-së dhe Ohaio-s, para se të kapërcente shifrën prej 270 votash të kolegjit elektoral, kur projeksionet treguan edhe fitore në Kaliforni dhe në disa shtete të tjera. Më pas erdhi lajmi se ai kishte fituar edhe në Florida, Virginia dhe Colorado - të gjitha votuan për republikanët në 2004 - duke i shndërruar këto shtete nga të kuqe në blu....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›