E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga, Benzema mungon ndaj Dortmund

TIRANE – Reali i Madridit do të shkojë me mungesa në ndeshjen ndaj Dortmund. Sulmuesi francez Karim Benzema është i padisponueshëm për ndeshjen e javës së 4-t të Ligës së Kampioneve të Real Madrid ndaj Dortmund, të martën në Santiago Bernabeu, bëri të ditur trajneri José Mourinho, ndërkohë që Raphaël Varane do të jetë titullar.

"Benzema është i padisponueshem. Ai ka probleme muskulare", theksoi portugezi në një konference shtypi. "Ndërkohë, Varane do të jetë titullar", tha ai.

Benzema, që u fut në lojë në minutën e '69 ndaj Saragosse të shtunën në Liga, nuk është stërvitur të hënën paradite.
Të martën ndaj gjermaneve, do të jetë Higuain që do të udhëheqi sulmin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›