Athina seshte gati te firmose paketen e kursimeve
Athina ka shtyrë sërish dhënien e dritës jeshile të paketës së kursimeve prej 11,5 miliardë euro. Kryeministri grek Antonis Samaras ka anuluar takimin e krerëve të koalicionit qeverisës të parashikuar për këtë fillim jave ku do të vendosej firma përfundimtare e paketës shtrënguese. Sipas zëdhënësit të qeverisë shtyrja e takimit ndoshta për të mërkurën është bërë pasi nuk është gjetur ende një marrëveshje mes të tre forcave politike drejtuese. Lideri i Pasok dhe ai i së majtës demokratike nuk kanë rënë dakord për shkurtime të mëtejshme në pagat dhe pensionet e punonjësve publikë. Ndërkohë inspektorët e trojkës janë në pritje të këtyre refromave. Ata do të jenë prezent në Athinë ditën e mërkurë për të vërtetuar ecurinë e progresit të reformave dhe nëse inspektorët e BE, FMN dhe BQE nuk do ta gjejnë gati paketën shtrënguese të firmosur nga qeveria atëherë do të jetë e vështirë për Athinën pasi mund të pengohet dhënia e rrugës së lirë për paketën e radhës së ndihmave. Takimi mes Samaras, Venizelos dhe Kouvelis është shtyrë për ditën e mërkurë kur ministri i Financave Jannis Stournaras do të kthehet nga vizita në Gjermani për të biseduar me homologun e tij gjerman Schaoble.