Zbardhet ekspertiza e mjekeve ligjore per Nazime Vishen

Nazime Visha nuk ka qenë shtatzënë dhe ka kryer mardhënie seksuale që në moshë të hershme. Ky është rezultati i ekspertizës që mjekët ligjor i kanë bërë 18 vjeçares e cila akuzohet për vrasjen e Fiqiri Muçës. Ekspertiza që iu bë Nazime Vishës hedh poshtë dyshimet së kjo e fundit ka qenë shtatëzënë me viktimën Fiqiri Muça dhe më pas është detyruar të abortojë çka e ka çuar 18 vjeçaren në kryerjen e vrasjes. Nazime Visha akuzohet për vrasje me dashje pasi tre javë më parë qëlloi me armë zjarri në drejtim të 45 vjeçarit Fiqiri Muça duke e lënë të vdekur në vend. Prokuroria nga hetimet e kryera zbuloi se Nazime Visha kishte mardhënie intime me viktimën po më pas ajo rrëfeu se 45 vjeçari e kishte përdhunuar sistematikisht që në moshën 14 vjeçare. 18 vjeçarja ka deklaruar se përdhunuesi i saj kishte për qëllim ta trafikonte në Kosovë ndaj u detyrua që ta vriste. Disa ditë më parë u aludua se shkaku i vrasjes ishte ndarja e Nazimes nga i fejuari si pasojë e kërcënimeve të Fiqiri Muçës si dhe shtatëzania e mundshme e Nazimes me viktimën. Kjo e fundit u hodh poshtë nga ekspertiza mjeko ligjore ndërsa 18 vjeçarja ndodhet në qelitë e paraburgimit nën masën e sigurisë arrest me burg deri në datën 16 shtator, kohë kur do të bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj saj.