E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Serbi, sondazhet: Nikoliç në avantazh ndaj Tadiçit

Sipas një sondazhi të zhvilluar në Serbi partia opozitare e Tomislav Nikoliçit pritet të fitojë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të 6 majit duke mundur kështu presidentin në detyrë, Boris Tadiç.
 

Por, as Partia Demokratike e Tadiçit dhe as kundërshtarët e tij nga Partia Përparimtare Serbe e Tomislav Nikoliçit, sipas sondazhit të kryer nga agjencia Faktor plus, nuk do të mund të marrin shumicën, raporton AFP.
 

Partia e Nikoliçit, sipas tyre do të marrë 33.5 për qind të votave, ndërsa ajo e Tadiçit, 28.3 për qind. Sondazhi është kryer nga 14 deri në 22 prill dhe janë intervistuar 1084 persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›