Mbyllet me arritje takimi ekonomik i pranveres ne Uashington
Është mbyllur një ditë më parë takimi i pranverës mes BB dhe FMN. Gjatë kësaj konference tre ditore ministrat e financave, guvernatorëve të bankave qëndrore dhe ekonomistëve të më shumë se 180 vendeve kanë diskutuar çështjet kyçe mbi situatën aktuale dhe sfidat ekonomike globale. Në këtë takim të zhvilluar në Uashington u vendos për të ndërtuar një mbrojtje më të fortë të ekonomisë botërore dhe shtimin e kuotës së FMN ndaj efekteve të krizës. Zyrtarët pjesëmarrës në takim flasin për një arritje të konsensusit për disa cështje kryesore. U arrit fuqizimi i burimeve shtesë të FMN në më shumë se 430 miliardë dollarë që do të përdoren për të luftuar çdo pasojë të krizës së borxheve të Eurozonës.
Vetëm me një fond të tillë, mund të ndërtohet një mbrojtje ekonomike dhe të rritet besimi i tregut, pasi çdo gjë në të vërtetë vjen nga besimi, kjo gjë është shumë e rëndësishme.
Gjithashtu vendet e G20 kanë riafirmuar përkushtimin e tyre për të zbatuar plotësisht reformat e FMN-së. Sipas reformës qeverisëse dhe ligjit të aprovuar më 2010, FMN duhet të dyfishojë kuotën e saj nga vendet anëtare. Në fakt reformat kanë shkuar përpara në mënyrë të ngadaltë me vendet anëtare që kanë arritur vetëm 60% të pritjeve në total. Megjithatë FMN është optimist që këto reforma të kryhen brenda takimit të vjeshtës në tetor.
Është shumë e rëndësishme që vendet e G20, duke përfshirë edhe SHBA, të bien dakord për të kryer reformat e kuotave të vendosura në takimin e Tokios më 2010-ën. Jo vetëm të fitojnë arritje të rëndësishme por t’i përmbushin ato.
Sipas FMN, qeveritë duhet të vijojnë me promovimin e reformave ekonomike duke bërë kështu një rimëkëmbje të fuqishme ekonomike globale.
Sipas shefes së FMN Christine Lagarde, Europa jugore dhe në përgjithësi Europa qëndrore e lindore janë zonat më të ekspozuara nga efektet e krizës. Për këtë ka thënë Lagarde, është shumë e rëndësishme mbajtja e angazhimeve të marra si dhe përkthimi i tyre në veprime konkrete. Gjithashtu FMN ka konfirmuar angazhimin e saj për të mbështetur financiarisht të ashtuquajturat vendet e pranverës arabe me një fond prej 35 miliardë dollarësh.