Hollande kryeson raundin e pare

Në vend të tretë renditet, Marine Le Pen (Fronti Kombëtar) me 19% dhe në të katër Jean-Luc Melenchon me 10.8 %. Fushata e këtyre zgjedhjeve është dominuar nga debati për krizën ekonomike , me situatën e vështirë dhe papunësinë gjithnjë e në rritje në vend. Pas publikimit të rezultateve të para socialisti Hollande tha se ishte i vendosur të behej presidenti i ardhshëm i Francës dhe se Sarkozi ishte ndëshkuar nga votuesit .
"Zgjedhja është e thjeshtë, ose të vazhdojmë me politikat dështuese ose zgjedhim një president të ri " tha z Hollande. Kjo është hera e parë që një president francez që konkurron për rizgjedhje ka dështuar që në raundin e parë, që prej fillimit të Republikës së Pestë në vitin 1958. Sarkozi - i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2007, bëri thirrje për tre debate gjatë dy javëve në raundin e dytë - qendërzim në ekonomi, çështjet sociale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Hollande menjëherë e hodhi poshtë idenë. Ai u tha gazetarëve se debati tradicional i vetëm përpara raundit të dytë ishte i mjaftueshëm, dhe se ajo duhet "të zgjasë aq kohë sa është e nevojshme". Zyrtarët thanë se pjesëmarrja ishte 70 % deri në orën 17.00, ndërsa në vitin 2007 ishte 73%, në po të njëjtën orë. Për analistët, një pjesëmarrje e lartë mund të favorizoje rivalin e Nikola Sarkozisë.
Kandidati socialist ka premtuar se do të ngrejë taksat për korporatat e mëdha dhe personat që fitojnë më shumë se 1 milion euro në vit. Ai gjithashtu do të rrisë pagën minimale, do të punësojë 60.000 mësues dhe do të ulë moshën e daljes në pension me dy vjet .