Breivik kerkon per here te pare falje per civilet

Anders Behring Breivik, autori i vrasjeve të 77 personave vitin e kaluar në Norvegji, tha në seancën e kësaj të hëne se akti i vrasjeve të kryera nga ai, ishte një akt i vogël barbar për të parandalaur një akt barbar më të madh.
Breivik ka thënë se do të bëjë gjithçka për të penguar dërgimin në një spital psikiatrik.
Më herët ai tha se “humbi gjithçka në 21 korrik, të gjithë familjen dhe miqtë”.
"Për këtë arsye, dhe e kuptoj humbjen që i shkaktova të tjerëve. Do të doja të kërkoja ndjesë për vrasjen apo plagosjen e njerëzve të pafajshëm nga shpërthimi në Oslo, njerëz që thjesht po kalonin aty pranë e nuk kishin asnjë lloj lidhje politike", tha Breivik.
Ekstremisti i të djathtës norvegjeze, përgjegjës për shpërthimin në qendër të Oslos dhe për vrasjet në ishullin Utoja ka kërkuar falje për herë të parë për vdekjen e civilëve të pafajshëm. Ai tha se i vinte keq se, një prej 8 viktimave në Oslo dhe disa prej të plagosurve nuk ishin “objektivet e tij legjitime”, pasi nuk punonin për administratën apo nuk militonin për ndonjë parti politike.
Por pasi kërkoi falje sërish Breivik vazhdoi me deklaratat e tij shokuese, duke thënë se do të sulmonte sërish, edhe pse e dinte që 40% e njerëzve në Utoja, ishin nën 18 vjeç.
Ai shtoi se ekzistonin shumë njerëz në Norvegji, që meritonin të ekzekutoheshin, si gazetarë apo anëtarë të parlamentit.
Gjatë pesë ditëve të dëshmisë së tij, Breivik i është përgjigjur pyetjeve nga pala akuzuese dhe mbrojtja në një mënyre të sjellshme.
Të hënën gjithsesi, ai u shfaq sfidues në disa raste dhe vazhdimisht i kërkonte palës akuzuese të mos e tallte.
Gjyqi i shekullit, siç është quajtur në Norvegji do të përcaktojë nëse 33-vjeçari është i aftë mendërisht, çka do të çonte atë prapa hekurave. Në të kundërt, Breivik do të përfundojë në një spital psikiatrik.