Zgjedhjet në Serbi, votohet edhe në Kosovë

Zgjedhjet serbe në Kosovë, foto arkivi
Sot në Serbi, në orën 7 të mëngjesit, janë hapur votimet, ku do të votojnë rreth 6 milion e 770 mijë serbë. Serbët do të zgjedhin 250 deputetë të Parlamentit të ri Republikan, 120 deputetë të Kuvendit të Vojvodinës, përfaqësues dhe këshilltarë komunalë, si dhe presidentin e vendit.
Në bazë të marrëveshjes me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, qytetarët serbë të Kosovës do të votojnë për presidentin dhe parlamentin e Serbisë.
Të drejtë vote kanë 109,000 serbë të Kosovës dhe do të votojnë në 28 lokacione dhe 90 vendvotime në tërë territorin e Kosovës.
Serbët e veriut, janë zotuar se do të mbajnë edhe zgjedhjet lokale, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga qeveria serbe dhe kundërshtimeve të ashpra të ekzekutivit kosovar.
Përfaqësuesit ilegalë të veriut kanë thënë se lokalet do ti mbajnë ndarazi nga ato parlamentare dhe presidenciale. OSBE-ja ka theksuar se nuk do të lehtësojë zgjedhjet lokale të Serbisë në Kosovë. /infosot/
Pregatiti: E.L