E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Shale KQZ shtyhet ankimimi i PD-se

Zgjedhjet në Komunën Shalë të Shkodrës shtyjnë sërish shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 8 majit. Partia Demokratike paraqiti pranë KQZ-së ankimim për pavlefshmëri në këtë komunë, ku pas numërimit të votave në KQZ, fitues u shpall me 2 vota më shumë kandidati socialist.

Por KQZ nuk arriti të shqyrtojë këtë kërkesë ankimore për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej katër votash pasi në mbledhje ka munguar anëtari Osman Hysenaj.

Në këtë mënyrë demokratët pritet t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për kërkesën e tyre për ripërsëritje të zgjedhjeve në Komunën Shalë duke argumentuar se ka pasur shtetas në këtë komunë të cilët u penguan të votojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›