Presidentja e “ACR”, fton minatorët për marrëveshjen

“ACR”, fton minatorët për marrëveshjen e negocimit, ndërkohë që nga ana e tyre minatorët e kanë kundërshtuar sërish këtë ftesë. Presidentja e kompanisë “ACR”, Rohtraut Skatche-Depich ka ftuar 4 përfaqësues të minatorëve për marrëveshjen e negocimit mes tyre, duke dekalruar se në bisedime nuk duhet të jenë minatorë të padëshiruar.
Minatorët kërkojnë edhe Kol Nikollën në bisedime, ndërkohë që bëjnë thirrje për të drejtat e tyre. Ata theksojnë se takimi pa pjesëmarrjen e Kol Nikollës, është i dështuar.
Po ashtu, minatorët i kanë kërkuar pronares së “ACR”, që të fillojnë bisedimet dhe të mos politizohet situata. Ata deklarojnë se janë insitucion dhe duhet të përfaqësohen në institucion, dhe komunikimi me ta të jetë në gjuhën shqipe dhe jo në anglisht.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla ka theksuar se minatorët janë të vendosur për të respektuar deri në fund ligjin.
Ndërkaq minatorët vijojnë protestën e tyre para zyrave të “ACR”-së.