E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret ne Kukes digjen rreth 10 ha pyje

Sipërfaqje  pyjore në rrethin e Kukësit janë  përfshirë nga flakët e zjarrit, dhë është e vështirë shuarja e tyre për shkak se ndodhen  larg rrugëve automobilitike.

Gjatë natës flakët e zjarrit janë rindezur në qafën e Zbinecit dhe në qafën e Kombit, ndërsa kanë përfshirë masivet pyjorë në zonën e Pakishtit, të Zapodit,  në zonën e Lojmës me dy vatra zjarri dhe në afërsi të staneve të Topojanit. Kreu i komunës Zapod, thotë se po punohet për  të izoluar  zjarret  të cilat kanë prekur parcela me pisha.

“Kemi marrë të gjitha masat. Kemi ngritur grupe të veçanta për çdo fshat për të verifikuar dhe parandaluar zjarret”-tha Dan Koloshi, kreu i komunës Zapod.
 
Sipas prefektit të qarkut të Kukësit, Elez Maçi nga zjarret janë përfshirë edhe pyjet në rrethin e Tropojës.

“Kemi pasur një seri zjarresh në komunën e Zapodit, Koçit, Surroit në rrethin e Kukësit. Në rrethin e Hasit nuk kemi pasur zjarre. Ndërsa në Tropojë kemi pasur zjarre në dy komuna. Në komunën e Tropojës dhe të Dushkut”-tha Maçi.
 
Deri tani sipërfaqja e dëmtuar arrin në rreth 10 ha pyje, ndërsa  flakët e zjarrit që  kanë rinisur brenda 24 orëve kanë djekur mbi 3 ha pyje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›