Ekstradohet nga Italia 37-vjeçari, i dënuar për vrasje

37-vjeçari Arben Memolla, i dënuar 15 vjet për vrasjen e një shtetasi, është ekstraduar nga Italia. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1996, në Rrugën nacionale Rrogozhinë-Peqin, ku 37-vjeçari Memolla në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Mustafa Muça, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe duke plagosur djalin e tij.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.