E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Shale nuk miratohet kerkesa ankimore e PD-se

Rezultati Nuk arrihet numri i votave per te kaluar kerkesen e mazhorances

Kandidatet e Komunes Shale nuk terhiqen nga gara zgjedhore per kryetarin e ri. Edhe pse me nje rezultat te shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve demokratet kane tentuar dje te depozitojne nje kerkese ankimore e cila nuk eshte miratuar per arsye se kuorumi i nevojshem nuk eshte arritur. Keshtu me vetem 3 vota pro kerkesa e PD-se qe kishte si objekt kundershtimin e vendimit te KQZ-se per shpalljen e rezultatit nuk eshte marre ne shqyrtim pasi per te bere te mundur kete kerkohen 4 vota. Nje debat ka lindur ne seancen e djeshme te KQZ-se edhe per ceshtje procedurale lidhur me pranine e perfaqesuesit elektoral te Partise Demokratike Ivi Kaso ne te. Ky i fundit ka leshuar nje autorizim per nje person tjeter veprim qe eshte cilesuar si i pambeshtetur ne ligj dhe i parregullt nga ana e anetarit te KQZ-se Artan Laze njekohesisht relator i ceshtjes. Per kete arsye mbledhja eshte nderprere derisa demokratet kane depozituar nje autorizim te plotesuar. Nisur nga rrethanat e krijuara e vetmja rruge qe mbetet ne kete rast eshte padia ne Kolegjin Zgjedhor edhe pse rruget per kete gje jane disi te veshtira. Kjo pasi shkak per mos shqyrtim u bene vete kerkuesit qe eshte PD-ja. Zgjedhjet e Shales ishin te fundit te zhvilluara ne kuader te procesit te 8 majit 2011 dhe ato kaluan ne 3 raunde. Fitues ne fund rezultoi kandidati socialist me 2 vota me shume nga ai demokrat pas nje numerimi te kryer ne KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›