E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Ayala: Berisha të pranojë humbjen, fitoi Shqipëria e demokracia

ramaTiranë- Edi Rama doli sërish sot nga selia rozë në mes të brohoritjeve të simpatizantëve të majtë duke i bërë thirrje Sali Berishës që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të përmbyllë sa më shpejt procesin e numërimit të votave për ta futur- siç tha ai- Shqipërinë në punë nën drejtimin e socialistëve.

Kundërshtari të pranojë humbjen dhe të bashkohet me fitoren e madhe të Shqipërisë. Zgjedhjet, takim i Shqipërisë me historinësi ato të vitit 1992.Është koha për të bashkëpuuar të gjithë së bashkuTë gjitha partitë që kanë përgjegjësi ndaj sovranit, kushtetutës dhe ligjit që procesi i numërit të përfundojë një orë e më parë. Bëj apel që gjithë skuadra e numëruesve e palës që ka humbur të vazhdojë të bëjë detyrën në mënyrë që Shqipëria të fillojë nga puna,-tha Rama.

Sipas kryesocialistit në këto zgjedhje fitoi Shqipëria. Për ne dhe mua personalisht ky nuk është triumfi i disave kundër disave, por është triumfi i sovranit që ndau në këto zgjehdje Shqipërinë nga historia e proceseve zgjedhore të mainipuluara e të deformuara që e njollosen keq imazhin e vendit tonëSot çdo shqiptar që ka votuar më 23 qershor për secilën do forcë politike duhet të ndihet krenar se e bëri Shqipërinë krenare në sytë e botësKa fituar Shqipëria,-tha ai.

Para Ramës përshëndeti fitoren pothuajse të certifikuar të aleancës së majtë edhe  Luis Ayala, Sekretar i Internacionales Socialiste.

Ayala tha se Evropa është e lumtur me fitoren e Ramës dhe Metës duke i cilësuar zgjedhjet e 23 qershorit shprehje e vullnetit të bahskimit të shqiptarëve për zhvillimin e vendit.

Është një moment i shkëlqyer për Shqipërinë dhe do të përgëzoj popullin shqiptarngushëllime të gjithë atyre që vuajtën nga incidenti i ditës së dielëKëto ishin zgjedhje që i mblodhen njerëzit me vendosmëri për të përcaktuar një rrugë tjetër për vendinËshtë një rrugë e shkëlqyer për Shqipërinë dhe Evropën, për të tërë familjen tonë social-demokratë në mbarë botën që unë përfaqësojKëto urime edhe zotit Ilir Meta dhe Partisë së tij Lëvizja Socialiste për Integrim,-tha Ayala.

Sipas tij bashkimi i këtyre forcave progresiste sjell ndryshim për vendin. Një zëri për një të ardhme të përbashkët. Jeta në qytet ishte shumë e qetë, kjo është ajo ndjesia e asaj që do të jetë një demokraci normale për vendinJemi përpara të krijuarit të një momenti që vendi do të krijojë një të ardhme normale. Është ora që ka këtë bëjë me vendin e të gjithë duhet të bashkohen,-tha Ayala.

Ayala i bëri thirrje institucioneve të dalin e të njohin këto rezultate: Nga këto votime të lira e të ndershme e nga ky numërim demokratik që po kryhetEvropa po e feston këtë ngjarje të madhe në Shqipëri dhe në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›