E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Sudan, 30 të vdekur

Votuesit në Sudanin e jugut iu rikthyen qëndrave zgjedhore në ditën e dytë të referndumit 1-javor për pavarësi, por situata e tensionuar ka shkaktuar vdekjen e 30 personave në krahinën e diskutuar të Abeit.
Sipas korrespondetit të BBC-së në vend, numri i votuesve nuk është aq i lartë sa në ditën e parë, por ata duken po aq të vendosur dhe shprehen të bindur për sigurimin e pavarësisë nga autoriteti i Khartumit.

Refendumi ishte pjesë e një marrëveshje të arritur në vitin 2005, për fundin e një lufte civile midis veriut musliman dhe jugut të krishterë, që shkaktoi të paktën 1,5 milion viktima.

Ndonëse qeveria e Sudanit ka premtuar se do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, raporte shqetësuese lidhen me rritjen së fundmi të shpenzimeve ushtarake. Mbetet për t`u parë nëse presidenti Omar al-Bashir do të lejojë paqësisht shkëputjen e zonës që mbart 80% të rezervave të zbuluara të naftës në Sudan.

Përplasjet midis fiseve të ndryshme në Abei kanë shkaktuar në dy ditët e fundit mbi 30 viktima. Zona e ndërmjetme për momentin është e pavarur, por ajo do të përcaktojë me votë nëse do t`i përkasë Sudanit të veriut apo të jugut, nëse rezultati përfundimtar i referndimit do të jetë pavarësia.

Rezultatet e refendimit që do të përfundojë në 15 janar pritet të shpallen në fillimin e shkurtit, pasi Sudani i Jugut është një zonë sa Spanja e Portugalia marrë së bashku, në të cilën nuk ekzistojnë pothuajse fare rrugë për mjete dhe nuk ka asnjë kilometër rrugë të shtruar me asfalt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›