Do t`i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani thotë se skena politike shqiptare në Maqedoni, ka nevojë për një opsion të ri i cili jo vetëm që do të marr pjesë, por edhe do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani sërish paralajmëroi formimin e shpejte të partisë politike, duke konfirmuar se themelimi është çështje kohe.
Rufi Osmani tani nga detyra e kryetarit të komunës së Gostivarit bën të ditur se përfundimisht do të themelojë subjektin e ri politik shqiptarë në Maqedoni.
Ai tha se, skena politike shqiptare në Maqedoni, ka nevojë për një opsion të ri i cili jo vetëm që do të merr pjesë, por edhe do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ndër të tjera, Osmani ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, dokument i cili përfundoi konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni. Osmani theksoi se Marrëveshja e Ohrit nuk është Kur`an dhe e pandryshueshme dhe si i tillë nuk mund jetë dokumenti përfundimtar për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni.