E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon në Azinë Qendrore

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka filluar turneun nëpër ish-republikat sovjetike në Azinë Qendrore, rajon ky i cili po vuan nga varfëria, represioni dhe kryengritjet islamike.

Gjasat janë të vogla që vizita e Banit në rajon do të prodhojë ndonjë depërtim, por ka gjasa që vëmendja sërish të vendoset në vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare, pasi që rajoni ka mbetur nën hijen e Rusisë dhe të Kinës, e gjithashtu edhe nën hijen e luftës në Afganistan.

Aktivistët për të drejta të njeriut janë të trimëruar nga kjo vizitë, edhe përkundër faktit se Ban nuk planifikon të takohet me përfaqësuesit e organizatave për të drejta të njeriut.

“Vetë fakti se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së viziton rajonin është një gjë tejet e rëndësishme. Këto vizita na ndihmojnë, edhe përkundër faktit se ato nuk i pëlqejnë aspak qeverisë tonë”, tha Elena Urlayeva, nga Aleanca e Uzbekistanit për të drejta të njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›