Aeroplanët izraelitë sulmojnë Gazën
Aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë goditur shënjestra të militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, pas sulmeve të cilat militantët i ndërmorën në veri të Izraelit.
Sipas dëshmitarëve okularë, 4 raketa kanë rënë pranë qytetin Kan Yunis, ku javën e kaluar pati përleshje të ashpra midis palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë.
Kurse raketa e 5-të ka goditur një fabrikë djathi në Gazë, me ç’rast u plagosën dy fëmije.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite konfirmoi sulmet ajrore në Rripin e Gazës.
Kurse zyrtarët e Hamasit njoftuan se 3 raketa kanë rënë afër Kan Yunis dhe kanë hedhur në erë dy karvanë, por nuk ka të vdekur apo të plagosur.