E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rituali i jetes ne skenen e teatrit Migjeni ne Shkoder

Në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër do të ngjitet të hënën si rrallë herë një balet modern. Pak kohë pas premierës në Tiranë, muzikali “Rituali i jetës” do të udhëtojë në qytetin verior. Shafqja do të realizohen nën kujdesin e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

  Itrajtuar nga koreografi Arjan Sukniqi nëpërmjet koreografisë moderne, muzikali ndërthuer për herë të parë bashkohoren me folkun shqiptar.

Etnomusikali i parë shqiptar do të sjellë në qytetin e traditës dhe turizmit, emocionet e elementëve autentikë të asaj çka ka më të bukur, burimore, arti kombëtar. Ky ritual vjen i trajtuar vërtetë përmes një kërkimi artistik tepër të imët e të përgjithshëm njëherazi.

“Rituali i jetës” bashkon për herë të parë solistët dhe balerinët klasik me artistët e Ansamblit të këngëve dhe valleve.

Ndërkohë orkestra e teatrit të Operas dhe solistët e njohur vazhdojnë turin e tyre në Ballkanin Perëndimor. Pas Dubrovnikut ata do të interpretojnë në Tivar të dielën në mbrëmje nën drejtimin e Zhani Ciko në festivalin Mesdhetar të Teatrove.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›