Zgjedhjet, në Tiranë zyrtari i KE, Sannino të premten Barroso e Fyle
TIRANE- Mbërrin sot në Tiranë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino. Takimi i parë do të jetë ai me kreun e shtetit Bamir Topi. Zyrtari evropian do të ketë takime edhe me krerë të tjerë të lartë të vendit.
Tema kryesore e diskutimeve e zotit Sannino do të përqëndrohet në situatën politike paszgjedhore dhe procesin e integrimit evropian.
Vizita e tij i paraprin vizitës së dy zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, të premten më 20 maj. Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe Komisioneri Evropian për Zgjerimin Stefan Fule do të zbresin në Tiranë në një moment të vështirë për klasën politike, e cila tashmë ka krijuar një ngërc të ri politik atë të votave për bashkinë e Tiranës, të hedhura më 8 maj.
Pjesë e delegacionit do të jetë edhe negociatori për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri Miroslav Lajçak. Zyrtaret e larte evropiane do të ndërmarrin turin e dytë në Ballkanin Perendimor pasi më pare vizituan Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.
(s.g/balkanWeb)